Raporti holandez, flet ambasadorja: Po e shqyrtojmë!

Raporti holandez, flet ambasadorja: Po e shqyrtojmë!

89
0
Shares

Ambasada holandeze në Tiranë konfirmon ekzistencën e një raporti konfidencial të policisë holandeze, lidhur me rritjen e krimit të organizuar nga persona me origjine shqiptare.

Ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd shprehet se raporti i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe sigurisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht.

“Ne jemi të vetëdijshëm për artikujt e shtypit holandez në lidhje me një raport konfidencial të policisë holandeze në lidhje me shkallën e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë. Raporti aktualisht është duke u studiuar nga Ministria Holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht në Ministri.”- thekson ambasadorja holandeze.

Kësisoj, shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare. Rregullorja përcakton qartë se asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave. Kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve. Dy ditë më parë në mediat holandeze u publikua lajmi se autoritetet do të kërkojnë rikthimin e sistemit të vizave me Shqipërinë për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve dhe përfshirjes në krime të emigrantëve shqiptarë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY