VIDEO/ Kapet mat administratori i një hoteli, kishte rezervuar dhomën për 423...

VIDEO/ Kapet mat administratori i një hoteli, kishte rezervuar dhomën për 423 kg drogë

227
0
Shares

Janë sekuestruar 422 kg e 300 gram lëndë narkotike dhe është vënë në pranga një person. Droga u gjet në një hotel në Himarë, gjatë një operacioni të koduar ‘Hotel Room’. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të Dhimitër Qendros, në fshatin Piqeras, kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krëhër. Në pranga është vënë Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras, Himarë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë. Dosja i ka kaluar Prokurorisë për akuzat e ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY