Kamzhikë dhe doreza hekuri, si e masakruan të riun në Sarandë, në...

Kamzhikë dhe doreza hekuri, si e masakruan të riun në Sarandë, në sy të djalit 4 vjeç

2982
0
Shares

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen vonë të së enjtes në qytetin e Sarandës. Rreth orës 23:30, tre të rinj i kanë zënë pritë dhe janë konfliktuar me 32-vjeçarin Alban Baxheri, i cili ndodhej bashkë me të birin 4 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mes një blloku pallatesh lagjes nr.1, ndërkohë që sipas burimeve e gjithë skena është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë. Albion Spahiu, 24 vjeç, Flavio Tushe, 21 vjeç dhe Adriatik L, 18 vjeç kanë masakruar me grushte, shkop bejsbolli, thikë e madje dhe me gozhdë, 32-vjeçarin nga Saranda. Ky i fundit ka reaguar dhe ka arritur të qëllojë mbi agresorët duke plagosur njërin prej tyre me mjet prerës. Baxheri është transportuar për në spitalin e Janinës pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkaq, policia ndërhyri duke arrestuar agresorët, dy prej të cilëve kamerierë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY