VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i...

VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i afrohet banesave

64
0
Shares

Një zjarr me përmasa të fuqishme ka përshirë sot në mesditë pikën turistike të Gjinarit në Elbasan. Më saktë zjarri është lokalizuar në fshatin Dërstilë.
Flakët janë duke djegur dhe shkretuar sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pisha. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar reparti i zjarrfikëseve, Administrata e Zonave të Mbrojtura, policia etj. Ndihmesë po japin edhe banorët.
Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të fiken flakët. Forcat dhe mjetet tashmë janë pozicionuar në afërsi të zonave të banuara, pasi zjarri po përparon me shpejtësi, shkruan infoelbasani. Vetë banorët kanë apeluar për ndërhyrje nga ajri, pasi sipas tyre situata mbetet kritike.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por besohet nga pakujdesia. Megjithatë policia po heton edhe për zjarrvënie të qëllimshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY