Durrës, policia kap mat gjuetarin ilegal

Durrës, policia kap mat gjuetarin ilegal

99
0
Shares

Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit i dyshuar se ka përdorur eksploziv për gjueti të paligjshme në det, tek Kepi i Rodonit.
Policia e qytetit bregdetar thotë se në lidhje me një raportim të ardhur nga një qytetar në portalin e Komisariatit Dixhital ku denoncon një shtetas, i cili përdor eksploziv, dinamit për gjueti të paligjshme në det, tek Kepi i Rodonit u bë arrestimi i autorit të dyshuar.
Bëhet fjalë për Juljan Shetaj, 27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.
Në vijim të hetimeve të kryera, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje.
Gjithashtu i’u sekuestrua edhe një mjet lundrues, varkë, pa certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga Policia Kufitare dhe dokumentacion të rregullt.
Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY