Tiranë, gjendet në shkurre trupi i dekompozuar i një 40-vjeçari

Tiranë, gjendet në shkurre trupi i dekompozuar i një 40-vjeçari

194
0
Shares
Foto Ilustruese

Trupi i dekompozuar i një mashkulli rreth 40 vjeç, 1.70 i gjatë, është gjetur sot në mëngjes në shkurre nga qytetarët në Tiranë, në rrugën “Lord Bajron”. Trupi nuk është identifikuar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht ka deklaruar se burri dukej se kishte vdekur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë
Më datë 07. 08. 2017, rreth orës 14:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një kufomë të gjetur në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca e morgut, ku nga verifikimet e bëra dhe nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se kufoma i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm. Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera. Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY