EMRI/ Tentoi arratisjen, arrestohet në kufi i dënuari për trafik droge

EMRI/ Tentoi arratisjen, arrestohet në kufi i dënuari për trafik droge

75
0
Shares

Një person i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg është arrestuar nga Policia e Sarandës në momentin kur po paraqiste pasaportën për të ikur nga Shqipëria. Policia ka prangosur personi e shpallur në kërkim Dionis Qosaj, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Sipas Policisë, mësohet se dje rreth orës 17:45, ky person është paraqitur në Sportelet e Pikës Kufitare të Sarandës, dhe nga verifikimi që i është bërë në sistemin TIMS, ka rezultuar person në kërkim nga DVP Shkodër.
Nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër është caktuar ndaj këtij shtetasi me Vendim Penal Nr. 935 datë 14. 11. 2015, masa e dënimit me 3 vjet e katër muaj burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Ky person iu dorëzua DVP Shkodër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proçeduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY