INTERVISTA/ Rudina Hajdari për Parlamentin, opozitën dhe anti-bashistët

INTERVISTA/ Rudina Hajdari për Parlamentin, opozitën dhe anti-bashistët

138
0
Shares

Rudina Hajdari, një prej emrave që u përmend më shumë gjatë procesit të përgatitjes së listave për zgjedhjet e 25 qershorit, shprehet në gazetën “Shekulli” për angazhimin e saj të ri. Ajo tregon pse është kthyer nga Amerika, si e sheh Parlamentin dhe opozitën.
Në intervistë ajo shprehet se shqetësimi i saj do të jetë kthimi i llogaridhënies së politikës ndaj qytetarëve. Duke e krahasuar me kohën kur ka qenë aktiv babi i saj, zonja Hajdari tregon se sot ekzistojnë prioritete të tjera, edhe pse principet sipas saj nuk kanë ndryshuar.
“Shqetësimi im kryesor do të jetë kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare, duke i treguar një elektorati të zhgënjyer që kam ndërmend të punoj për ta. Ata janë punëdhënësi im. Taksat e tyre do të paguajnë pagën time dhe unë do kem përgjegjësinë ndaj të drejtës së tyre kushtetuese për të dhënë llogari nëse nuk punoj për nevoja e tyre”, ka treguar deputetja.
Ndërsa sa u përket emrave që Basha largoi nga lista, Hajdari tregon se ata mund të vijojnë kontributin e tij në forma të tjetra, duke qëndruar aktiv në opinion publik. Për vajzwn e liderit tw dhjetorit Azem Hajdari, është një hap shumë pozitiv fakti që Basha ka futur në Parlament emra të rinj.

Zonja Hajdari emri juaj ngjalli më shumë kuriozitet ndër emrat e rinj që u bënë të ditur ditë pas dite para se të përfundonte lista për zgjedhjet e 25 qershorit. E vutë re ju një gjë të tillë, si e pritet një vëmendje më të shtuar ndaj jush?
Nuk do ta quaja kuriozitet. Në zonën time të kandidimit nuk vura re kuriozitet, por një dëshirë të qytetarëve për t’u përfaqësuar denjësisht nga një deputet ose deputete i/e cili nuk i braktis ata pas zgjedhjeve, por do merret me problemet e tyre dhe do jetë i pranishëm në zonë elektorale gjatë gjithë mandatit. Për sa i përket medias, mendoj se kam qenë një libër i hapur.

Çfarë mendoni se e bindi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha t’ju vendos të tretën në listën e Tiranës, para shumë figurave të tjera të rëndësishme të PD-së?
Unë nuk mund të flas në emër të zotit Basha dhe nuk mund të spekuloj për motivet e tij për të vendosur dikë në listën e PD-së. Për mua nuk kishte rëndësi renditja në listën e Tiranës. Ajo që e bën garën e fortë është konkurrimi i vërtetë dhe i ndershëm. PD-ja ishte e vetmja parti që i dha përmasën më të drejtë dhe të moralshme kësaj fushate dhe vuri para një program të qartë për zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë në vend.

Në disa dalje mediatike jeni shprehur se jeni kthyer në Shqipëri dhe në PD jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tuaj, por edhe si kompletim i jetës tuaj, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes. Si do të jetë veprimi juaj politik jo vetëm në PD por në Parlament?
Po është e vërtetë, kam shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri për motivet që citoni. Dëshiroj të vazhdoj trashëgiminë e tim ati. Unë e dua këtë vend njësoj si ai. Prandaj përkushtimi im politik do jetë këtu. Gjendja politike e Shqipërisë ka ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 1990, por unë dua t’u përmbahem parimeve që ai shprehte në Parlament.
Principet nuk ndryshojnë, kurse prioritetet po. Unë jam një politikane e lindur në vitin 1987, dhe në vitin 2017 Shqipëria natyrisht ka nevoja të ndryshme, për të cilat do të flas hapur. Shqetësimi im kryesor do të jetë kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare, duke i treguar një elektorati të zhgënjyer që kam ndërmend të punoj për ta.
Ata janë punëdhënësi im. Taksat e tyre do të paguajnë pagën time dhe unë do kem përgjegjësinë ndaj të drejtës së tyre kushtetuese për të dhënë llogari, nëse nuk punoj për nevoja e tyre.

Duke i parë nga jashtë seancat parlamentare çfarë opinioni keni krijuar për atë sallë ku do të jeni edhe ju pas shtatorit? Parlamenti shqiptar nuk është ndër të qetët. Ka gjuhë të ashpër, ofendime, sharje, fyerje personale. Si do e pozicioni veten në një ambient të tillë?
Mendoj se fragmentarizmi politik që ka karakterizuar politikën shqiptare që nga fundi i viteve 1990 ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë gjendje. Çdo palë duhet të përqas një shkëmbim më të butë dhe më pragmatik. Por kjo do të vijë me kalimin e kohës. Edhe nëse unë do gjendëm në raste të tilla nuk kam ndërmend të behëm pjesë e kësaj përqasjeje.
Çdo palë në Parlament i takon të moderojë këto reagime në mënyrë që t’i përngjajmë më shumë një modeli europian. E vërteta është që nëse Parlamenti karakterizohet nga sjellje të tilla, karakteri i tij nuk i shërben askujt, dhe nuk i shërben Shqipërisë.

Ju do të jeni në ulëset opozitare të Parlamentit. E keni menduar veprimin tuaj nisur nga shtatori?
Një deputet i opozitës ka përgjegjësi të mëdha dhe sa më e gjallë veprimtaria opozitare aq më e shëndetshme do jetë demokracia në vend. Janë të shumta rastet në botë kur politikanët opozitarë kanë qenë më të dobishëm se qeveritarët në politikbërje.
Pra, ulësja opozitare merr një rol të rëndësishëm, veçanërisht në situatat kur qeverisja del jashtë kontureve demokratike. Si pjesë e Grupit Parlamentar të PD, angazhimi im politik do të ketë si synim kryesor mbrojtjen e interesave të elektoratit tim, përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe thellimin e drejtave të njeriut.

Mendoni se ishte zgjedhje e drejtë e Bashës largimi i shumë figurave me kontribut të gjatë në PD nga listat e të zgjedhurve?
Sot, sikurse e keni parë, ka figura historike që vazhdojnë të japin kontributin e tyre për shqiptarët, qoftë nën mantelin e deputetit apo të figurës publike. PD nuk është vetëm listë deputetësh, por është një parti e hapur dhe sikurse e ka theksuar vetë z. Lulzim Basha cilido është i ftuar të japë kontributin e tij. Përfshirja e të rinjve është hap pozitive për Shqipërinë, sepse shënon hyrjen e një epoke të re që pasqyron frymën e një sistemi të ri demokratik.

PD aktualisht duket e përçarë dhe grupi i cilësuar anti-Basha ka paralajmëruar se do të vijojë atë që nisi pas 25 qershorit, kontestimin e Bashës si lider. Çfarë mendimi keni për kritikat e ashpra ndaj Bashës dhe e mendoni se edhe ky është një fakt tjetër që e dobëson opozitën, jo vetëm PD-në?
Partia Demokratike sapo doli nga një proces zgjedhor i brendshëm edhe nga ky proces zgjedhor, demokratët konfirmuan zotin Basha si Kryetar të Partisë Demokratike. Është për të ardhur keq që harxhojmë kaq shumë energji duke bërë llogaritjet e brendshme të PD-së, se çfarë do të ndodhë. Unë i shoh këto si përpjekje që heqin vëmendje nga ofrimi i zgjidhjeve për qytetarët shqiptarë.
Ka shumë gjëra të natyrës emergjente për të cilët duhet të debatojmë, që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Pra, ky lloj kurioziteti nuk i shërben askujt, dhe unë nuk dua të merrem me parashikime të tilla, por do të merrem me çështje që interesojnë elektoratit tim, qytetarëve që përfaqësoj të cilët sot kanë probleme që nuk duhet të ekzistojnë në një vend që aspiron të aderohet në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY