EMRI & FOTO/ Mirditë, bën trimin me armë në dorë përballë bashkëfshatarit,...

EMRI & FOTO/ Mirditë, bën trimin me armë në dorë përballë bashkëfshatarit, fshihet në ferra kur shkon Policia

114
0
Shares

Një person i cili ka kërcënuar një bashkëfshatarin e tij, është prangosur nga Policia e Mirditës.
Burime zyrtare të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se në orët e vona të darkës së diel, është marrë njoftim te Salla e Komandimit Mirditë, se te banesa e L. M., 24 vjeç, në fshatin Shtuf, në Kaçinar, Mirditë, një person po qëllon me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore , ku kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes e kapjen e autorit.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se Vitor Gjoka 30 vjeç, banues në fshatin Shtuf, në Kaçinar, Mirditë, pas një konflikti verbal e më pas fizik, për motive të dobëta me L. M., ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së këtij të fundit , dhe më pas është larguar duke u fshehur në pyll.
Në vijim të një pune policore të bazuar në informata të marra në rrugë policore për lokalizimin e autorit, si dhe një operacioni të mirëorganizuar krehje zone, dje u bë i mundur kapja në flagrancë e Vitor Gjoka, së bashku me armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një krehër dhe 48 fishekë.
Vitor Gjoka, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278 te Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY