FOTO/ Lufta për shuarjen e zjarreve, mbi 300 efektivë të Forcave të...

FOTO/ Lufta për shuarjen e zjarreve, mbi 300 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuar

69
0
Shares

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijojnë pa ndërpreje angazhimin e tyre në shuarjen e zjarreve në të gjitha qarqet e vendit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar rreth 320 efektivë të ushtrisë, 10 mjete dhe 14 zjarrfikëse.
Gjatë ditës së djeshme, Forcat e Armatosura janë angazhuar në Dajt, qarku Tiranë, Llogara, qarku Vlorë dhe Krastë, qarku Elbasan. Në këtë aksion u angazhuan 170 forca, 8 zjarrfikëse si dhe 6 mjete.
Gjatë ditës së sotme, janë të angazhuar 150 efektivë, 4 mjete dhe 6 zjarrfikëse në Dajt, qarku Tiranë dhe Dukat qarku Vlorë.
Forcat e Armatosura do të vijojnë të mbeten në gatishmëri dhe gati për të ndërhyrë aty ku do jetë e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY