Vlorë, arrestimi i kreut të IMT, flet Prokuroria: Ja për çfarë akuzohet,...

Vlorë, arrestimi i kreut të IMT, flet Prokuroria: Ja për çfarë akuzohet, rastet konkrete

239
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Vlorë, Kledjon Rama.

Mbi të rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas Prokurorisë, Ramaj, nga 81 raste veprash penale të regjistruara për 6 muaj, në asnjë prej këtyre rasteve nuk ka paraqitur kallëzim penal pranë Bashkisë Vlorë.

 

NJOFTIMI I PROKURORISË SË VLORËS

 

Nga te dhenat hetimore te deritanishme rezulton se: Prokuroria Vlorë, ka rregjistruar kryesisht procedimin penal

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, janë referuar dhe regjistruar në regjistrin e veprave penale 81 (tetëdhjetë e një ) materiale për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Nga administrimi i këtyre materialeve rezulton se në asnjë prej këtyrë rasteve nuk ka paraqitur kallëzim penal IMT pranë Bashkisë Vlorë. Ndërsa nga administrimi i dokumenteve pranë IMT në Bashkinë Vlorë, rezulton se ky institucion nuk ka mbajtur asnjë procedurë administrative në lidhje me 81 (tetëdhjetë e një rastet), për të cilat shërbimet e policisë gjyqësore kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se nga Kryeinspektori i IMT-së pranë Bashkisë Vlorë, janë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin nr. 9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.

Rezulton se është detyrë funksionale e Kryeinspektorit të IMT-së, që të kontrollojë zbatimin e ligjshmërisë dhe standarteve teknike ne fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, si dhe të evidentojë çdo ndërtim pa leje, duke marrë masat përkatëse deri në paraqitjen e kallëzimit penal. Ky detyrim ligjor buron nga nenet 3, 4 dhe 5 të ligjit nr.9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Kledjon Ramaj. Rezulton se shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ekzekutimin e këitj vendimi, duke arrestuar më datë 02/08/2017, personin nën hetim Kledjon Ramaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY