FOTO/ Çfarë tha autori i krimit para gjykatës

FOTO/ Çfarë tha autori i krimit para gjykatës

213
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka nisur seancën gjyqësore për katër të akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të akuzuarit. Ndërkohë që deri në këto momente vetëm Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Pak momente para nisjes se seances, ne pjesen e pasme te Gjykates 5-6 vete, moshatare te te arrestuarve, u konfliktuan me operatoret e TV-ve dhe gazetaret pasi ata nuk donin te filmoheshin shoket e tyre.
Sipas deshmive te dhena pas arrestimit, 4 te prangosurit janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22-vjeçarin.
Sipas hetimeve, viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.
Nderkohe, Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.
Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë duke e lene te vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY