TIRANË/Nami me lidhje të paligjshme të energjisë, 3 në pranga

TIRANË/Nami me lidhje të paligjshme të energjisë, 3 në pranga

75
0
Shares

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së kanë vijuar kontrollet në subjekte të ndryshme me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e energjisë elektrike.

Gjatë javës që lamë pas kanë operuar në terren 12 grupe kontrolli të cilat kanë evidentuar 15 raste të paligjshme të lidhjes të energjisë elektrike, ku për pasojë :

–         3 shtetas janë arrestuar.

–         1 shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar.

–       10 shtetas janë proceduar në gjëndje të lirë.

–         2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Më konkretisht:

Janë arrestuar për lidhje të paligjshme të energjisë shtetasit :

  • A. I., 65 vjeç, banues në fshatin Isufmuçaj Tiranë.
  • Sh.D., 66 vjeç, banues në Tiranë.
  • R.Gj., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim:

  • M. N., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim e datës 20.04.2015, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

Janë shpallur në kërkim për lidhje të paligjshme energjie elektrike shtetasit :

  • H. L., vjeç 67, banues në Tiranë.
  • R. R., vjeç 51, banues në Tiranë.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Tiranë vazhdojnë bashkëpunimin me Task forcën e OSHEE-së për goditjen e paligjshmërisë në fushën e energjisë elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY