VIDEO/ Oficeret e arteve marciale “hidhen” në rrugë kundër agresorëve seksual

VIDEO/ Oficeret e arteve marciale “hidhen” në rrugë kundër agresorëve seksual

63
0
Shares

Disa oficere femra, të trajnuara për arte marciale kanë filluar të dalin në rrugët e qytetit të Jaipur, Indi,  për të luftuar dhunën seksuale.
Ato kontrollojnë kolegjet, stacionet e autobusëve dhe parqet pasi mendohet se kryhen më shumë abuzime seksuale.
Në Indi regjistrohen më shumë se 40 mijë përdhunime cdo vit, por shumë prej tyre nuk raportohen.
“Kjo është gjë shumë e mirë pasi meshkujt do të frikësohen kur të shohin këto femra në rrugë. Nëse një burrë do të goditet rëndë atëherë të tjerët do të ndjejnë frikën e një gabimi. Prandaj mendoj se është një ide e mirë”,– tha një burrë për BBC.
Oficeret kanë lajmëruar femrat se ndihma do ti vijë shumë shpejt vetëm nëpërmjet një telefonate apo një mesazhi në rrjetin social Whatsapp. Viktimat mund të jenë të frikësuara që të raportojnë krimin seksual te forcat e policisë, prandaj janë zgjedhur femra për këtë detyrë.
Mendohet se kjo ide erdhi pasi një student në vitin 2012 ndërroi jetë pasi u përdhunua në autobus në Delhi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY