VIDEO/ KLSH: Mandatin e parë “Rilindja” 600 milionë euro dëm, ja ku...

VIDEO/ KLSH: Mandatin e parë “Rilindja” 600 milionë euro dëm, ja ku janë bërë shkeljet më të mëdha

66
0
Shares

Në mandatin e parë, buxhetit të shtetit qeverisja e Rilindjes, i ka shkaktuar një dëm ekonomik prej gati 600 milionë euro. Kjo shifër vjen pas auditit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2014-2016. Ndoshta i vetëdijshëm për dëmet e shkaktuara nga administrate publike, qendrore e vendore, i pari i qeverisë, ka nisur valën e spastrimeve të atyre punonjësve publikë të cilët i konsideron grabitqarë e parazitë në zyrat e shtetit. Për të nxjerrë këtë dëm ekonomik KLSH i janë dashur 6 muaj punë gjatë këtij viti.
Në total nga 104 auditime, ekspertët e KLSH kanë konstatuar shkelje financiare. Konkretisht dëmi më i madh është shkaktuar në sektorin e doganave me 800 milionë lekëve, ku shkeljet më të mëdha janë gjetur në doganën e Durrësit, në fushën e prokurimeve publike vlera e përgjithshme e dëmit kap shifrën e gati 300 milionëve, pjesa më e madhe e konstatuar në Bashkinë Sarandë, Tepelenë dhe Himarë.
Shkelje të tjera ligjore me dëm financiar në buxhetin e shtetit janë gjetur edhe në sektorin e tatim-taksave dhe në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Bujqësisë.
KLSH ka zbuluar gjithashtu parregullsi dhe shkelje financiare me dëm ekonomik në të ardhura prej 74 milionë lekëve dhe 15 milionëve në shpenzime publike. Mungesa e të ardhurave, kryesisht nga AKB në sektorin hidrokarbur për mosvjelje të taksave, nga ministria e Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, për mos vënie të gjobave në kuadër të konfiskimeve të pajisjeve nga njësia e mbikëqyrjes financiare.
Për të gjitha shkeljet dhe abuzimet me fondet publike KLSH ka kërkuar marrjen e masave disiplinore dhe administrative për 650 punonjës. Ndërsa ka kryer pranë Prokurorisë 22 kallëzime penale për drejtues të rangut të lartë e të mesëm nga të cilat 17 janë në hetim nga degët e prokurorive në rrethe. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY