Kryeministri Rama kërkon raportim sekret për administratën, cfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Rama kërkon raportim sekret për administratën, cfarë pritet të ndodhë

62
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar prej punonjësve të rinj që të “spiunojnë” në mënyrë konfidenciale, qoftë dhe anonim, punën e titullarëve të institucioneve ku ata punojnë, gjatë një takimi që kishte me 50 punonjësit e rinj të administratës publike, të cilët kanë fituar me rezultate të larta konkurrimin.

Kryeministri ka treguar disa nga pyetjet e një anketimi që do të bëhet dhe prej të cilit priten të dalin të dhëna lidhur me performancën e drejtuesve më të lartë.

“E keni takuar ndonjëherë drejtuesin dhe kur e keni takuar, për çfarë; Keni dëgjuar ndonjëherë nga drejtuesi politik, qoftë ministri, qoftë zëvendësministri, drejtori apo kryeinspektori, keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë gjë tjetër, përveçse urdhrit për të bërë diçka në atë moment, për një gjë që duhet me urgjencë; Keni dijeni ju për kush janë objektivat e ekipit drejtues; Është drejtuesi, sipas jush, më shumë një roje, apo më shumë një gjeneral, më shumë një lider, apo më shumë një prezencë thjesht formale. Besoj që duhen disa ditë për këtë dhe do t’ju lutesha që ta merrni me seriozitet, duke ju garantuar që do të jetë 100% konfidenciale, nuk ka asnjë shans që raportet tuajat të bëhen publike, apo të përdoren kundër jush”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se me këtë plan do të bëhet e mundur që veç largimit të të korruptuarve, të largohen dhe drejtuesit e paaftë nga administrata.

“Çdo ministër duhet të marrë rekomandimet për mënyrën sesi do të ndryshojë qasja ndaj administratës, për ta pasur administratën shumë më të motivuar në realizmin e qëllimeve. Po ashtu çdo drejtues institucioni, sepse problematika do të dalë e gjitha nga këta pyetësorë. Ne na duhet problematika konkrete e këtyre marrëdhënieve. Unë besoj shumë që paralelisht me luftën pa kompromis që duhet të bëhet për të pastruar parazitët dhe grabitqarët nga administrata, duhet të bëhet një aleancë e brendshme mes drejtuesve politikë dhe administratës, pjesës së shëndetshme të saj, duke u dhënë njerëzve të zotë e të aftë mundësinë që të jenë pjesë e së njëjtës rrugë, të ndajnë vizionin dhe qëllimet, të mos jenë thjesht njerëz që shkojnë në punë dhe pas 5 minutash duhet të shkojnë në kafe, se s’kanë ndonjë gjë të re për të bërë. Ose thjesht ‘më bëj këtë shkresën për dy ditë’, ‘më bëj këtë memon për 4 ditë’ dhe duhet të presësh dy muaj të tjerë që të vijë një memo tjetër”, ka thënë Rama.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY