DETAJET/ Policia tregon pse u qëllua kirurgu Grizhja

DETAJET/ Policia tregon pse u qëllua kirurgu Grizhja

85
0
Shares

Policia ka publikuar detajet e hetimit policor në lidhje me goditjen e mjekut kirurg në spitalin e Shkodrës, Besmir Grizhja.

Sipas policisë, me datë 29.07.2017, ora 12.20 është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi B. G. 31 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” me detyrë doktor, kirurg në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në kallëzimin e  bërë,  shtetasi B. G, ka sqaruar se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon, shtetasi A.K dhe i ka kërkuar të takohet me të.

Pasi e ka takuar shtetasin A.K,  45 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”,  ky shtetas e ka goditur me grushta,  me pretendimin se bashkëshortja e tij nuk ka marrë mjekimin e duhur  nga ana e doktorit por i kishte dhënë një rekomandim për mjekim në QSUT.

Kirurgu Grizhja nuk është mjek i zakonshëm. Ai ka marrë pjesë në një prej operacioneve më të rralla në botë që përfundoi me sukses. Kështu, Grizhja, së bashku me dy kirurgë të tjerë, kanë realizuar në muajin shkurt të këtij viti një ndërhyrje të rrallë kirurgjikale vaskulare ndaj një pacienteje.

Ajo kishte arteria ishiadike perizistente aneurizmatike me ishemi të këmbës, ku rrezikonte prerjen e saj. Operacioni, i cili ishte i 168-ti në botë që nga viti 1960, u krye me sukses.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY