KORCË/Atë e bir rrahin krushqitë por më pas ndodh një gjë

KORCË/Atë e bir rrahin krushqitë por më pas ndodh një gjë

63
0
Shares

Dy persona atë e bir ranë në prangat e policisë pasi rrahën me mjete të forta duke i bërë për spital dy krushqitë e tyre.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djalit të tij

Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28.07.2017, dy shtetasit e lartpërmendur, në fshatin Dërsnik- Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B, 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B, 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.

Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P.B dhe kunata e S.B.

Shtetasi P.B, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Katër shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në këtë konflikt fizik mes tyre pas një debati për motive të dobëta, kryer midis shtetasit P.B dhe nuses të djalit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 88/2 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY