Nard Ndoka veçon 7 politikanë, ja përse

Nard Ndoka veçon 7 politikanë, ja përse

102
0
Shares

Deputeti Nard Ndoka ka ndarë mënjanë 7-8 politikanë, të cilët kanë dominuar jetën politike në Shqipëri dhe kanë vendosur për të gjithë të tjerët, sikurse mendon Ndoka.

 

Postimi i plotë i deputetit Ndoka:

Institucioni i fjalës!

 

Fjala, marrëveshja, “besa” dhe precedenti, janë problemi me i madh per politikanët shqiptarë dhe një kosto e hendek i madh per besushmerinë tek qytetarët!

 

Politikanet tanë kanë probleme me fjalën, e thonë dhe nuk e mbajnë atë, kanë probleme me marrëveshjen e nënshkruajnë dhe e shkelin atë, kanë probleme me “besën”, e japin dhe e thyejnë atë!

 

Precedenti është modeli që merret si referim, tek politika shqiptare mungon si fenomen!

 

Si veprohet kur cenohet, fjala, marrëveshja e besa? Precedenti vendoset ne rastet kur nuk ka rregulla, apo mundesi kontrolli.

 

Ne Angli, ‘precedenti’ është kushtetute, ligj, garanci dhe besim. Precedenti vendoset një here dhe respektohet në vazhdimesi, vendoset me kosto, ndonjehere edhe me jete!

 

Ne Shqiperi, nuk ka precedent, nuk ka siguri, nuk ka kontroll, nuk ka besim dhe ka pak apo aspak burra shteti!

 

Politika shqiptare në pluralizëm është dominuar nga 7-8 persona, që kanë vendosur per të gjithë ne!

 

Fatos Nano, probleme me fjalën, respekt per marrëveshjen, nuk e njeh institucionin e besës!

 

Sali Berisha, njeri i fjalës, i marrëveshjes dhe besnik i kauzes! Agresiv per vendosjen e precedentit!

 

Edi Rama, demagog i fjalës, lozonjar i marrëveshjes, ateist i beses!

 

Lulzim Basha, e ngrin dhe e shkrin fjalën, nuk e njeh marrëveshjen!

 

Rexhep Meidani, fjalë pak!

 

Alfred Moisiu, burrë!

 

Bamir Topi, flet duke heshtur!

 

Politikane të ‘dorës së dytë’ kam njohur shumë;

 

Mund të rreshtoj disa prej tyre, që janë cilesuar tashme si personazhe qe vlerësojne fjalën, respektojne marrëveshjen e kane Zot, besën:

 

Dashamir Shehi

 

Agron Duka

 

Ndre Legisi

 

Gramoz Ruçi

 

Vangjel Dule

 

Fatmir Xhafa

 

Sokol Axhemi

 

Pllumb Xhufi

 

Nikollaq Neranxi

 

Disa nga keto politikanë janë penalizuar në vazhdimesinë e tyre politike, pikerisht prej mosrespektimit të fjalës e marrëveshjes nga partneret e tyre politikë nder vite!

 

Per deputetët në pergjithesi, fjala e tyre është fjala e kryetarit, marrëveshja është vendimi i partisë, besa është e njëanshme!

 

Precedenti mungon!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY