Basha reagon për procedimin e protestuesve: Velia nuk ka dhënë ende llogari...

Basha reagon për procedimin e protestuesve: Velia nuk ka dhënë ende llogari për Arditin

53
0
Shares

Edi Rama dhe veglat e tij në krye të Bashkisë Tiranë kanë kërkuar procedim penal kundër qytetarëve që ngritën zërin para bashkisë ndërsa ata ngritën në mënyrë kriminale çmimin e ujit.

Rama e di që ka vetëm një mënyrë për të plaçkitur dhe për të dhunuar një vend: shuarja e çdo zëri kritik dhe persekutimi i çdo kujt që guxon të shprehet dhe vep?rojë kundër.

Prandaj ai po përdor kundër qytetarëve kryeveglën e tij në Tiranë, i cili vetë akoma nuk ka dhënë llogari në prokurori për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe shfrytëzimin skllavëror të fëmijëve për të mbushur xhepat e tij dhe klientëve të tij. Është përpjekje e dëshpëruar e njerëzve të zhytur në të keqe për të ngjallur frikë tek populli i tyre.

Dua t’u them qytetarëve se nuk duhet të tremben, sepse janë më të fortë se çdo regjim dhe çdo qeveri. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin dhe të reagojnë ndaj këtij veprimi burracak kundër njerëzve të lirë dhe të drejtave të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY