Veliaj shkarkon nga detyra 3 zyrtarë të LSI, mes tyre dhe administratorin...

Veliaj shkarkon nga detyra 3 zyrtarë të LSI, mes tyre dhe administratorin e Farkës

280
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë propozuar në ato detyra nga LSI.

Mësohet se është shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes së Punëtorëve numër 3, Artjon Çaushllari; administratori i njësisë së Farkës, Gazmend Kukli; si dhe drejtoresha e Qendrës Sociale të Shkozës, Kajame Guri.

LSI ka marrë një numër të konsiderueshëm votash në Farkë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2015 duke dalë edhe para PD në këtë ish-komunë që është drejtuar për 20 vite nga PD.

Mësohet se shkarkimi i tre zyrtarëve nga Veliaj ka ardhur fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak.

Ndërkohë vetë LSI përjashtoi nga rradhët e saj dy këshilltarët që mundësuan dje rritjen e çmimit të ujit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY