Rritja e çmimit të ujit, Basha “fut në një thes” politikanët e...

Rritja e çmimit të ujit, Basha “fut në një thes” politikanët e korruptuar të PS, PDIU dhe LSI

43
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha “ka futur në një thes” politikanët e korruptuar ët PS, PDIU dhe LSI, të cilët s’kanë asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e shqiptarëve.
Duke ju referuar vendimit të djeshëm të këshillit bashkiak të Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit, Basha garanton se PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës
Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.
Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.
PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY