Koncesioni i Spitallës, Ikonomi bllokon auditin e KLSH

Koncesioni i Spitallës, Ikonomi bllokon auditin e KLSH

89
0
Shares

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka refuzuar institucionin e Kontrollit te Larte te Shtetit te nise nje auditim lidhur me tenderin e zhvilluar per dhënien me koncesion te zonës se Spitalles ne Durrës, shkruan vizion plus.

 

Një përfaqësi e KLSH e mbërritur kete te enjte ne Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka kërkuar te gjithe dokumentacionin e nevojshëm lidhur me tenderin ne fjale, pasi do te nise nje auditim mbi procedurat e ndjekura. Por zyrtare te kësaj ministrie kane refuzuar audituesit me argumentin se kjo çështje është ne proces gjyqësor ne Gjykatën Administrative.

 

Por nese Gjykata nis shqyrtimin per nje çështje te caktuar, ajo nuk pengon KLSH te beje punën e tij, sipas ligjeve në fuqi.

 

Pak dite me pare kompania e shpallur e dyta ne gare ka depozituar nje padi penale ne Prokurorinë e Tiranës me akuzën e shpërdorimit te detyrës nga ana e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave. Por dyshimet mbi kete tender, i cili përmbush kushtet per te qene nje afere korruptive thellohen edhe me tej, pasi ministria nuk bën transparence lidhur me vendimmarrjen e anëtareve te Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

 

Ministria shpalli fituese për koncesionin e Spitalles nje konsorcium te përbëre nga 3 kompani, i cili do te investoje 38 milionë euro, e do te punësoje 2500 punëtorë, ndërsa projekti parashikon edhe ndërtimin e nje uzine ferrokromi. Ndërkohë qe kompania e skualifikuar do investonte 91 milionë, do te punësonte 12 mije punëtore, ndërsa do ta zhvillonte zonën nëpërmjet industrisë se lehte, ne përputhje me mjedisin përreth.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY