Elbasan, Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 5-vjeçarin, kishte mbetur i mbyllur i vetëm...

Elbasan, Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 5-vjeçarin, kishte mbetur i mbyllur i vetëm në shtëpi

49
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia dhe zjarrfikësit në Elbasan, kanë ndërhyrë në kohë sot, duke shpëtuar një fëmijë i cili i vetëm kishte mbetur i mbyllur në një banesë në katin e gjashtë të një pallati.
Burimet e Policisë vendore të Elbasanit, bëjnë të ditur se sot në Sallën Operative erdhi një telefonatë se në katin e 6-të të një pallati në Lagjen “Partizani” një fëmijë 5-vjeçar kishte mbetur brenda në banesë.
Menjëherë  në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë dhe  shërbimet e zjarrfikëses.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrfikësen, në kohë reale  u bë e mundur hapja e derës në katin e 6 të pallatit në Lagjen “Partizani” ku  ndodhej fëmija 5-vjeçar.
Me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve  që të jenë më  të kujdesshëm para se të dalin nga banesa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY