FOTO/ Shkodër, operacion masiv antidrogë, asgjësohen 716 bimë kanabis

FOTO/ Shkodër, operacion masiv antidrogë, asgjësohen 716 bimë kanabis

79
0
Shares

Vijojnë operacionet masive antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër
Pas një operacioni të mirorganizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të
Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në
informacionet e marra ne rrugë operative, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plan,
në vendin e quajtur Menza, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe
asgjësuan dy parcela me sipërfaqe 800 m2, me gjithsejt 716 bimë narkotike të llojit
Canabis Sativa fidanë, me lartësi 1-1.2 m të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara
në toka të hapura.
Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale P. Sh. 35 vjeç, banues në fshatin Plan Shkodër
Për rastin e lartpërmendur u kryen veprimet proceduriale dhe materialet do t’i kalojnë për
ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale
“Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY