VIDEO/ E vranë për një tub aspirimi, Prokuroria e Durrësit liron një...

VIDEO/ E vranë për një tub aspirimi, Prokuroria e Durrësit liron një nga vëllezërit Ekonomi

148
0
Shares
Agim Arapi

Prokuroria e Durrësit pushon çështjen për një nga dy autorët e akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.
Tre muaj pas ngjarjes, organi i akuzës la të lire Kostandin Ekonomi, njëri prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen me mjete prerëse të 60-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 prillit në dyqanin e tij.
Ndërsa në burg ka mbetur Kujtim Ekonomi. Lirimi i një prej dy vëllezërve ka sjelle reagimin e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapit, dëshmitarja e vetme në vendngjarje.
Në mënyrë të vazhdueshme tha Arapi është provuar nga pamjet filmike se në vrasjen e bashkëshortit të saj ishin të dy vëllezërit Ekonomi dhe dhëndri i tyre Jurgeni, por në burg tani ka mbetur vetëm një nga tre autorët.
Shkak për krimin e rëndë u bë qiraja mujore prej 13 mijë lekësh për tubin e aspirimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY