VIDEO & EMRA/ Vlorë, flakin pistoletën nga makina, por nuk i shpëtojnë...

VIDEO & EMRA/ Vlorë, flakin pistoletën nga makina, por nuk i shpëtojnë prangave të Policisë

55
0
Shares

Mesnatën e kaluar, strukturat e policisë së qarkullimit rrugorë në Vlorë, kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në lagjen “H. Çakërri”, i cili nuk i është bindur patrullës së policisë por ka rritur shpejtësinë me qëllim për t’iu shpëtuar atyre.
Menjëherë, shërbimet e policisë mbështetur nga strukturat e rendit, i janë vënë në ndjekje këtij mjeti derisa kanë bërë të mundur bllokimin e tij në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.
Gjatë kohës së ndjekjes është parë se personat kanë hedhur në tokë diçka të dyshimtë nga dritarja e mjetit.
Nga kontrolli i ushtruar brenda dhe jashtë mjetit tip “Porsche Cayenne” me targë ACD 5323, në një distancë prej 40 – 50 m larg mjetit, u gjet në tokë një armë zjarri tip Pistoletë e llojit “Berreta” bashkë me krehrin e mbushur me fishekë, por edhe me 1 fishek në fole (në gojën e armës).
Policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të dy personave që gjendeshin në automjet…
•  Mikel Mehmetaj, 39 vjeç, banues në Selenicë.
•  Vasil Papa, 34 vjeç, banues në Selenicë.
Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY