Lezhё, rritja e sigurisё rrugore, 8 persona nё pranga

Lezhё, rritja e sigurisё rrugore, 8 persona nё pranga

73
0
Shares

Vijon zbatimi i planit të masave nga policia rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore
Në vijim të punës së shërbimeve të policisë rrugore në gjithë Qarkun e Lezhës për parandalimin e aksidenteve dhe minimizimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe sigurimin e jetës, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë 8 shtetas si dhe 1 shtetas është proçeduar në gjendje të lirë.

Konkretisht:
– Altin P. 33 vjeç, banues në Mirditë i cili u konstatua në aksin rrugor Milot-Skuraj, duke drejtuar
motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
– Pal Sh. 52 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Kallmet, duke drejtuar
motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
– Ardian P. 44 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, duke
drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
– Ndue M. 62 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar
motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi .
– Ndue F. 48 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Kallmet , duke drejtuar
motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
– Gjek M. 54 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke
drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
– Ndue D. 58 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar
motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
– Idajet R. 45 vjeç , banues në Kurbin ,i cili u konstatua në aksin e vjetër Sanxhak-Laç, duke drejtuar
motorrçikletën pa targa i pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë shtetasi Sh.S. 69 vjeç, banues në Shkodër, i cili u konstatua
në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet proçeduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur , u kaluan Prokurorive të Rretheve
Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprën penale " Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Policia e Lezhës , do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim, dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY