Ambasada turke, përkujtohet në Tiranë puçi i dështuar në Turqi

Ambasada turke, përkujtohet në Tiranë puçi i dështuar në Turqi

186
0
Shares

Puci i dështuar në Turqi natën e 15 korrikut të kaluar dhe viktimat e tij u përkujtuan edhe në Tiranë në një ceremoni të organizuar nga ambasada turke.

Në një vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nën kujdesin e Ambasadës Turke dhe TIKA, në Tiranë u organizua një ceremoni për të përkujtuar ata që sakrifikuan jetën. Në Pallatin e Kongreseve u mblodhen qindra qytetarë turq dhe shqiptare.

Për ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, ky ishte një nga momentet më të vështira në Turqi, por sipas tij populli ishte në gjendje të reagonte me forcë.

Një nga momentet emocionuese ishte dhe fjala e një prej të plagosurve. Një vit më parë ai ishte qëlluar në dy këmbët nga ushtarakët që tentuan të shpërndanin popullatën që kishte dalë në rrugë.

Turqia vijon presionin ndaj Tiranës zyrtare për të bllokuar bizneset e lidhura me Gulen në Shqipëri sidomos ato që janë shkollore dhe në mjekësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY