VIDEO/ Qarkullonte me armë me vete, 31 vjeçari kapet mat nga policia

VIDEO/ Qarkullonte me armë me vete, 31 vjeçari kapet mat nga policia

115
0
Shares

Një 31 vjeçar është kapur mat nga policia pasi qarkullonte me armë.
Sipas burimeve zyrtare, arrestimi është bërë në rrugën ‘Demokracia’ në Bathore, rreth orës 12:30.
31-vjeçari me inicialet A. K., duke qarkulluar me mjetin tip ‘Audi’ është ndaluar nga policia e cila kishte marrë informacione se ai po lëvizte me armë në makinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës 1 armë zjarri pistoletë, e llojit “TT” dhe 2 krehëra të mbushur me fishekë.
I riu është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime procedurale të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY