EMRAT/ Pranga çiftit shqiptar, tentuan të trafikonin 10 kg heroinë drejt Europës

EMRAT/ Pranga çiftit shqiptar, tentuan të trafikonin 10 kg heroinë drejt Europës

208
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy shqiptarë janë arrestuar pasditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Debeli Brijeg, në Malin e Zi.
Ata u arrestuan ndërsa tentuan të kalonin në Hercegovinë, 10 kg lëndë heroinë.
Pas kontrollit të automjetit, janë gjetur 19 pako me peshë totale 10 kg heroinë dhe janë arrestuar drejtuesi i mjetit Klodian Kotorri 33 vjeç dhe pasagjerja Ariana Caci 26 vjeç, raportojnë mediat lokale.
Heroina ndodhej në hapësira të përshtatura në mjetin tip “Benz” i cili dyshohet të ketë dalë nga Shqipëria nga pika kufitare e Muriqanit dhe kishte si destinacion vendet e BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY