Deputeti i PD: Lista e zeze e Kryeministrit, gjyqtarët e listës që...

Deputeti i PD: Lista e zeze e Kryeministrit, gjyqtarët e listës që nuk reagojnë janë të korruptuar

64
0
Shares

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe deputet i PD, Eduard Halimi ka paralajmëruar iniciativa ligjore kundër Kryeministrit pas publikimit të listës me 100 zyrtarë të paditur publikisht në faqen e tij online nga qytetarë të ndryshëm. Ai ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë në listë të reagojnë ose të largohen nga detyra.

“Akti i kryer dje nga kryeministri duke publikuar nepermjet nje Raporti te zyres se tij, liste me emra zyrtaresh, gjyqtaresh e prokuroresh qe i akuzon per korrupsion kerkon nje reagim te forte ligjor dhe jo retorike. Jo retorike sepse propaganda e qeverise do e mbyste sic po e mbyt ne fakt gjate ketyre oreve.

Kjo e eshte aq e thjeshte mjafton te shohesh se ne ate liste nuk jane oficeret e policise, prokuroret e gjyqtaret qe kane liruar banditet e Lushjes, Durresit, Fierit, Beratit apo ata qe liruan vrasesit e komisarit te policise, liruan trafikantin qe ndodhej ne makinen e deputetit te Edi Rames e keshtu me rradhe”, shkruan Eduard Halimi.

Në vijim ish-ministri kërkon që gjyqtarët e prokurorët ne listë të reagojnë. “Sot e kam me ata 30 gjyqtare e prokurore qe jane ne listen e zeze te kryeministrit dhe kane heshtur gjate ketyre 24 oreve. Ju gjyqtare e prokurore qe jeni ne ate liste, si juriste qe jeni e dini shume mire se akti i Kryeministrit eshte antikushtetues, antiligjor dhe i denueshem penalisht.

Akti eshte individual per secilin prej jush dhe kerkon nje pergjigjie te forte ligjore individuale.

Ju gjyqtare e prokurore paguheni nga taksat, djersa dhe gjaku i qytetareve cdo muaj, madje dhe kur pushoni, per te mbrojtur ata, qytetaret nga paligjshmeria e pushtetit, nga keqperdorimi i ligjit dhe dhuna e pushtetit. Por kur ju heshtni dhe nuk mbroni veten tuaj dhe familjen tuaj, cfare dreqin i duheni qytetareve? Kur nuk mbroni veten tuaj do mbroni sot ne mengjes qytetaret??!

Nese ju 30 gjyqtare e prokurore heshtni, nuk padisni individualisht penalisht Kryeministrin sot, atehere mos shkoni te uleni fare ne zyren qe ua paguajne qytetaret, por ikni, nuk duhet te qendroni asnje minute ne karigen e gjyqtarit apo prokurorit.

Nese ju jeni ne ate liste dhe e dini se akuza e KM qendron por shpresoni ti shmangeni apo kjo te fashitet nga lajme te tjera te renda qe shoqerojne realitetin ku ndodhemi, jeni te mjere.

Nese ndonjeri mendon se opozita do te te beje avokatine, duke besuar per 1 minute propaganden e kryeministrit, eshte serish i mjere. Opozita u perfshi ne reformen ne drejtesi per te patur nje drejtesi qe mbron qytetaret, qe eshte e afte por dhe e forte, e pavarur dhe e pakorruptuar, jep llogari por dhe kerkon llogari. Kete lloj gjyqtaret e prokuroresh kerkon opozita ne reformen ne drejtesi, dhe jo ata qe fshihen me shpresen se do ia hedhin apo do i bejne nje sherbim kryeministrit te rradhes. Kush mendon se opozita ka pasur dhe ka ne mendje per te mbrojtur ndonjerin syresh prej tyre eshte fatkeq, shpresehumbur dhe i mjere.

Ndaj ju, 30 gjyqtaret e prokuroret e asaj liste te zeze mos prisni nga askush, nga opozita jo e jo, por as nga nga ndonje tjeter qe te dale e tju mbroje nese ju nuk i dilni vete zot, emrit tuaj ne ate liste, nga i pari gjyqtar prej 20 vjetesh, djali i ish kryetarit te Gjykates Kushtutese e deri tek i fundit qe nuk e njoh fare.

Dilini per zot emrit tuaj dhe familjes suaj dhe beni perballjen me kryeministrin ne gjykate qe ti mbushni mendjen femijeve tuaj se pari, familjareve tuaj se pari e pastaj gjithe atyre qe gjykoni cdo dite, se jeni te pafajshem dhe se Raporti i Kryeministrit eshte nje akt penalisht i denueshem. Perballuni individualisht nese jeni te pafajshem.

Nese nuk e beni dhe heshtni me mire ikni, qe sot, qe tani. Nuk i duheni kurrkujt ne ate karige, dhe jo me te paguheni kot me parate e qytetareve”, shkruan ish-Ministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY