Gara për kreun e PD, Selami i drejtohet Bashës: Kam dy kërkesa...

Gara për kreun e PD, Selami i drejtohet Bashës: Kam dy kërkesa për ty

56
0
Shares

Eduard Selami rivali I Lulzim Bashës për kreun e PD, ka shtruar sot dy kërkesa për konkurentin e tij. Me anë te një statusi në facebook ai I kërkon Bashës të mbajë fjalën për debatet publike dhe për publikimin e listës së anëtarëve të PD.

STATUSI I PLOTË
Gara për kryetar të Partisë Demokratike është në kulmin e saj. Ju falënderoj ctë gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë këtë periudhë.
E kam thënë më parë se kjo garë është e pabarabartë nga ana strukturore por është tërësisht e fitueshme.
Unë dua që PD t’i kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj.
Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës.
Së dyti, i kërkoj të bëjë publike listën e anëtarëve të partisë demokratike të cilët do të votojnë. Nuk ka asnjë arsye që këto lista të mbahen të fshehta, ne nuk jemi parti e jashtëligjshme.
Duhet transparencë. Anëtarët e PD janë krenarë që janë demokratë dhe nuk kanë frikë që të fshehin anëtarësinë ndaj hape partinë zoti Basha!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY