EMRI/ Lezhë, dje plagosën shoferin, sot i dogjën edhe furgonin

EMRI/ Lezhë, dje plagosën shoferin, sot i dogjën edhe furgonin

57
0
Shares
Foto Ilustruese

Objekt i një sulmi me armë dje, sot ka rënë sërish preh e djegies së automjetit të tij në një fshat të Lezhës.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Lezhës, mësohet se sot, rreth orës 02:30,  është marrë njoftim se në Kalivaç në  Lezhë, është djegur plotësisht një automjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është djegur automjeti furgon tip “Benz” në pronësi të Aleksandër Gjonca 47 vjeç , banues në Kalivaç,  i cili ka qenë i parkuar në ambientet e banesës së shtetasit P. C. banues në Kalivaç.
Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton që zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Ndërkohë, jo më larg se dje, pronari i këtij mjeti, u bë preh e një prite e sulmi me armë, ku ai mbeti i plagosur.
Policia njoftoi në orët e vona të ditës së djeshme, se ndaloi personin e dyshuar të plagosjes së Aleksandër Gjoncaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY