Alarmi nga Italia: Alket Hatija, “Zoti i drogës” është arratisur!

Alarmi nga Italia: Alket Hatija, “Zoti i drogës” është arratisur!

85
0
Shares

Pas vendimit të dhënë dje nga Gjykata e Durrësit për lirimin e Alket Hatijsë, sinjale vijnë edhe nga Italia fqinjë, ku 45-vjeçari është dënuar në 2015-ën në mungesë me 20 vite burgim për trafik droge.
Media të ndryshme italiane shkruajnë se ky vendim i gjykatës mund të sjellë arratisjen nga burgu të 45-vjeçarit, i cili në vendin fqinjë etiketohet si “Zoti i Drogës”. Nofkë kjo, që sipas medieve në Itali, Hatija e ka fituar për arsye të aftësisë për të trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt vendit fqinjë.
Madje, “Corriere Del Ticino” raporton se: “me shumë mundësi, Alket Hatija është arratisur”.
Alket Hatija, 45 vjeç, u arrestua të shtunën në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia shqiptare njoftoi se ai është dënuar në vitin 2015-ës, me 20 vjet burgim.
“Ai ishte vënë nën akuzë për ‘Trafikimi të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim’”, njoftoi Policia Shqiptare që ia kaloi dosjen Prokurorisë së Durrësit.
Mediat italiane raportuan dje se, “Hatija u arrestua nga policia shqiptare pas indikacioneve të karabinierëve të Milanos. Ai u vu në pranga në Durrës teksa ishte nisur për të takuar një mik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY