ALARMANTE/ Tiranë, dhuna në familje, 11 padi brenda ditës

ALARMANTE/ Tiranë, dhuna në familje, 11 padi brenda ditës

95
0
Shares

Ditët e fundit Policia ka raportuar për një numër në rritje të kërkesëpadive për urdhra mbrojtjeje, që firmosen për shkak të dhunës fizike e psikologjike në familje. Vetëm gjatë ditës së hënë, në të gjithë vendin 21 persona i janë drejtuar Policisë duke denoncuar dhunën e familjarëve, raporton “Panorama”.
Kryesisht gra që dhunohen nga burrat, nëna nga fëmijët, por edhe vjehrra nga nusja. Vetëm në qarkun e Tiranës, që përfshin edhe Kavajën e Rrogozhinën, janë lëshuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes nga Gjykata.
Ndërsa në 2 raste të tjera të denoncuara, të dyshuarit kanë shkelur urdhrat e mbrojtjes e për rrjedhojë janë proceduar penalisht për dhunën në familje. Në shumicën e rasteve janë gratë ato që denoncojnë bashkëshortët në Polici, për dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike.
Por burimet thanë se gjatë të hënës në Policinë e Tiranës e në Komisariatin e Kavajës janë paraqitur edhe dy nëna që kërkojnë mbrojtje, pasi dhunohen nga fëmijët.
Rasti i parë është denoncuar në Komisariatin nr. 2, nga 43-vjeçarja me inicialet A.C., e cila ka treguar se është dhunuar nga dy djemtë e saj binjakë, A. C., e E. C., 19- vjeçarë. Ndërsa një 64-vjeçare në Kavajë kërkon urdhër mbrojtjeje pasi djali i saj 44 vjeç e godet dhe ushtron dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj saj.

Kallëzimet
Paraditen e së hënës një 22-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Tiranës bashkëjetuesin e saj, 23-vjeçarin D. K., për dhunë fizike e psikologjike, duke kërkuar plotësimin e një kërkesë padie për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Pas saj, edhe shtetasja me iniciale A. B., 32 vjeç, ka bërë të njëjtin denoncim ndaj të shoqit, që e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme. Një 34-vjeçare, edhe pse pretendon se ishte ndarë prej muajsh nga i dashuri 10 vjet më i vogël, me të cilin bashkëjetonte prej disa muajsh, ky i fundit e ka dhunuar psikologjikisht.
Burime nga Policia thanë se në Komisariatin nr. 1, shtetasja 53-vjeçare me iniciale A. B., ka denoncuar për dhunë bashkëshortin 56 vjeç, me iniciale E. B. Në të njëjtin rajon, edhe një 28-vjeçare i është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, pasi i shoqi 34 vjeç e ka rrahur dhe ka ushtruar ndaj saj dhunë të vazhdueshme psikologjike.
Policia tha se edhe shtetasja me iniciale F. Sh., 48 vjeçe ka kërkuar të njëjtën gjë, pasi sipas saj dhunohet nga nusja e djalit, 29-vjeçarja me iniciale Xh. M.
Një 32-vjeçar është shoqëruar në Polici dhe ndaj tij ka nisur hetim në gjendje të lirë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes, që Gjykata kishte lëshuar për bashkëjetuesen e tij, 23-vjeçaren, D. S.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY