Vdekja e vajzës në spital, rrëfimi rrëqethës i nënës: E sakatuan, nuk...

Vdekja e vajzës në spital, rrëfimi rrëqethës i nënës: E sakatuan, nuk foli më…

126
0
Shares

Të tjera detaje zbardhen nga vdekja e vajzës 18 vjeçe, pas operacionitnë Spitalin Rajonal të Elbasanit, në rrethana ende të paqarta.
Pas humbjes së vajzës së tyre të dashur Ketjona Ibrahimi, flasin për herë të parë nëna dhe dy motrat e saj.
Bejaze Ibrahimi, nwena e vajzwes tregon pwer InfoElbasani se, “Kishte ca të vjella. E nisëm për në Gramsh. Ja bënë serume dhe gjilpëra. Por nuk pati përmirësim. Tha doktori; unë të gjitha ia bëra s’ka përmirësim. Do ta nisim poshtë me ambulancë. E nisëm me oksigjen për në Elbasan. Edhe atje e çuan në urgjencë. I bënë edhe ata ca poçe serum siç i bënë këtu. Më vonë i bënë analiza e eko jo dyshojmë për atë e këtë. Në fillim na thanë për stomakun. Pastaj ka çarë një vezore. Njëherë është mbushur me gjak. Pastaj ka qelb, pastaj ka ujë. I hoqën edhe tëmthin. E futën në operacion. Zgjati katër orë. E sakatuan. nuk fliste më”.
Ndërsa motrat Alba dhe Brunilda Ibrahimi, deklarojnw se, “Na thanë e pastruam nga vezorja për merak kur ajo kishte të vjella dhe dhimbje barku. Pastaj e bënë prap operacion nga tëmthi. U vonua edhe doktoresha dhe motra përkeqësohej. Nuk na thanë asgjë. Unë akoma se kam kuptuar shkakun e vdekjes së motrës sime. Ata neglizhuan”.
Pas denoncimit të familjarëve, ka nisur ndjekja penale ndaj mjekes kirurge, Juli Maksuti me akuzën “Mjekim i pakujdesshëm”.
Ketjona Ibrahimi është paraqitur në spital, mëngjesin e së shtunës, me dhimbje të forta barku dhe të vjella, e shoqëruar nga të afërmit e saj. Pasi mjekët e spitalit nuk kanë arritur në një përfundim për shkakun e shqetësimeve të vajzës, kanë vendosur që të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale nisur nga dyshimet se mund të kishte probleme me vezoren.
Disa orë pas një ndërhyrjes, 18-vjeçarja ndërroi jetë për shkak të një komplikacioni në mushkëri. Familjarët e vajzës akuzuan mjekët kundrejt të cilëve tashmë ka nisur hetimi për “mjekim të pakujdesshëm”.
Ndërsa nga ana e tyre, mjekët e pohojnë se ndaj vajzës u kryen të gjitha ekzaminimet e duhura, madje u krye edhe ndërhyrja kirurgjikale, por vdekja e saj është shkaktuar nga një trompo emboli pulmonare, ose thënë ndryshe trompozë në mushkëri. Sipas tyre, vdekja ishte e pashmangshme për vajzën e re.
Për zbulimin e shkakut të vërtetë që çoi në vdekjen e 18-vjeçares do të pritet përfundimi i analizave mjeko-ligjore që do të kryen nga ekspertiza në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY