EMRI/ Pogradec, babi bën aksident me makinë, djali tenton të therë shoferin...

EMRI/ Pogradec, babi bën aksident me makinë, djali tenton të therë shoferin tjetër

79
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Marjo Xhangolli, 24 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje, në rrugën nacionale Pogradec – Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky person, për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë F. M., 28 vjeç, banues në Korçë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale, të dy automjeteve konkretisht njëri me drejtues shtetasin F. M., dhe tjetri me drejtues babanë e shtetasit Marjo Xhangolli, në rrugën nacionale Pogradec – Korçë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet i mprehtë (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY