FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

127
0
Shares

Policia e Korcës ka vijuar kontrollin e luginave dhe maleve për të kapur kanabis të mbjellur dhe nuk i ka shkuar rruga kot.

Më  datë 11.07.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Voskopojë, konkretisht pranë vendit të quajtur “Përroi i Qershisë”, u gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies 120 rrënjë bime të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY