EMRI/Zbardhet atentati i sotëm në Lezhë, arrestohet autori

EMRI/Zbardhet atentati i sotëm në Lezhë, arrestohet autori

113
0
Shares

Policia e Lezhës ka arritur të zbardhë tentativën për vrasje nga një shoferi furgoni në një fshat të Lezhës. Ngjarja ndodhi në ortë e mëngjesit në Kalivaç në Lezhë, ku është plagosur  me armë zjarri shtetasi A.Gj. 47 vjeç , banues në këtë fshat.

Më të marrë njoftimin , nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Lezhës , është formuar grupi hetimor, ku është shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Nga hetimet ka rezultuar se, kur shtetasi A.Gj. ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Benz furgon, në Kalivaç , është  qëlluar disa herë me armë zjarri nga 2 persona  , ku si rezultat i të shtënave ka ngelur i plagosur në pjesën e këmbës.

Është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Lezhë, për dhënien e ndihmës mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si rezulat i veprimeve të shpejta profesionale e  hetimore, si  dhe duke   bashkëpunuar  me  Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lezhë ,  është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar,  ku falë koordinimit efikas të punës me policinë e Kukësit , u arrestua  në flagrancë në tentativë për tu larguar jashtë vendit nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Morinë Kukës , dhe konkretisht shtetasi:

–   Gjovalin Voci (Samuel Feta) , 40 vjeç ,  banues në Kalivaç – Lezhë.

Nga terësia e veprimeve të deritanishme, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta midis shtetasit A.Gj. dhe shtetasit Gjovalin Voci.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti i  shtetasit të dëmtuar si dhe tre gëzhoja armë zjarri.

Materialet hetimore e proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim ‘ “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278 të Kodit Penal.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe  identifikimin e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY