Vlorë, shkrumbohet makina, enigmë shkaqet

Vlorë, shkrumbohet makina, enigmë shkaqet

58
0
Shares

Një makinë është përfshirë në orët e para të mëngjesit nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Siç bëjnë të ditur burimet zyrtare nga policia, rreth orës 04:15, në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët një automjet.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të 57-vjeçarit me inicialet Sh. S., ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij personi në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen “28 Nëntori” Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY