FOTO & DETAJE/ Hidhet në erë makina luksoze e biznesmenit të kromit

FOTO & DETAJE/ Hidhet në erë makina luksoze e biznesmenit të kromit

52
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sasi eksplozivi, e dyshuar si tritol ka shpërthyer në një makinë, pronw e njw biznesmeni, në fshatin Fushë Bulqizë.
Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit që është në pronësi të një biznesmeni të kromit.
Burime nga policia thanë se mjeti i përkiste qytetarit me inicialet F. D., administrator i një galerie kromi.
Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur në fshatin Fushë Bulqizë, ku është vendosur një sasi eksplozivi në një mjet luksoz, në pronë të një biznesmeni kromi.
Sipas policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit “Audi Q7”.

 
Njoftimi i plotë Policisë

Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:
Në afërsi të banesës së shtetasit F. D., rreth 54 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.
Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY