PD Mat: Dhuna ndaj Bedri Hoxhës të mos përdoret për interesa personale

PD Mat: Dhuna ndaj Bedri Hoxhës të mos përdoret për interesa personale

59
0
Shares

Partia Demokratike, dega Mat, duke dënuar me forcë incidentin sot në Burrel ku u godit deputeti Bedri Hoxha, rikonfirmon solidaritetin e plotë me z. Hoxha, që sipas saj u demonstrua në aktivin e sotëm te degës së partisë, edhe nga kryetari ne detyrë i PDSH z. Lulzim Basha i cili e nisi fjalën pikërisht duke dënuar me forcë ngjarjen dhe duke kërkuar bashkimin e çdo demokrati kundër çdo provokimi.
“Sipas informacionit që kemi, çfarë ndodhi sot nuk ka asnjë motiv politik dhe asnjë lidhje me aktivitetin e strukturës së PD.
Me këtë rast shprehim keqardhjen e thellë për nxitimin e ndokujt për ngjyrim dhe përdorim politik të kësaj ngjarje.
PD Dega Mat i bën thirrje në veçanti çdokujt me përgjegjësi politike në PD që të shmangë keqpërdorimin e kësaj ngjarje për interesa personale dhe politike që nxisin ndasi e përçarje në këtë moment kur kemi nevojë për bashkim dhe solidaritet me njeri-tjetrin dhe kauzën e drejtë të çdo demokrati”, thuhet në reagimin e degës së PD, Mat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY