EMRI/ “Bossi” me vilë 300 mijë eurosh në Shqipëri, dënohet për trafik...

EMRI/ “Bossi” me vilë 300 mijë eurosh në Shqipëri, dënohet për trafik droge në Itali

104
0
Shares
Foto Ilustruese

Drejtësia italiane bën të ditur se ka dhënë dënimet për anëtarët e një bande droge e cila operonte nga Shqipëria për në Itali. I ashtuquajturi koka e bandës ishte shqiptari i identifikuar si Rigent Borakaj, i njohur si Genti, bëjnë të ditur mediat italiane.
Gjykatësi i kësaj çështje në gjykatën e Xhenovas, Massimo Deplano, ka marrë vendimin duke e dënuar kreun e kësaj bande, shqiptarin Rigent Borakaj, 30 vjeç, me 11 vite burg. Nga ana tjetër ai ka dhënë dhe masën e dënimit dhe për bashkëpunëtorin e tij Zija Konjoni, i njohur si Ani, i cili u dënua me 8 vite burg. Mësohet se anëtari i bandës Giancarlo Perrone, 51 vjeç u dënua me 6 vite burg.
Policia i kishte nisur hetimet që në vitin 2013, ndërkohë që Rigent Borakaj kishte lidhje me një anëtar të një organizate në Vlorë, që e furnizonte me kokainë dhe lëndë të tjera narkotike. Gjatë kësaj kohe pasi dhe mundi të mbërrinte në Itali, lënda narkotike trafikohej në komunën Chiavari si dhe në rrethinat e Xhenovës.
Nga hetimet e policisë italiane dhe përgjimet rezulton se Rigent Borakaj ka ndërtuar në Shqipëri një shtëpi me vlerë 300 mijë euro si dhe ka kursyer edhe 100 mijë euro të tjera nga ky aktivitet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY