EMRI & VIDEO/ Porti Durrës, ja si u gjet droga në autobusin...

EMRI & VIDEO/ Porti Durrës, ja si u gjet droga në autobusin që udhëtonte drejt Italisë

52
0
Shares

Shërbimet e Drejtorisë Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me  Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Për pasojë, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, Fatbardh Kokomeci 54  vjeç, banues në Tiranë.
Sipas Policisë, dje, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobus, me drejtues shtetasin F. Kokomeci, pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e  vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas sedileve të fundit u gjet lëndë narkotike marijuanë.
Në pjesën e pasme të autobusit, pas sedileve të fundit u gjetën dhe sekuestruan, 5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a, 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY