I vë litarin në fyt gruas, burri tregon arsyen në polici

I vë litarin në fyt gruas, burri tregon arsyen në polici

58
0
Shares
Komisariati Policise, Kamez

Një burrë që desh vari gruan e tij dje në shtëpi ka rrëfyer në polici krimin e tij.

Feçor Biçaku, 56 vjeç, pas një sherri i ka vënë litarin në fyt gruas së tij, F. Biçaku, 52 vjeçe. Ka qenë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, e cila fatmirësisht ka reaguar në kohë. 52-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Feçor Biçaku ka deklaruar në polici se s’mbante mend asgjë dhe se i ishin errur sytë, pasi gruaja vetëm fliste dhe nuk dëgjonte, shkruan Panorama.

“Nisi nga një gjë banale. Nuk di si e bëra. As më kujtohet fare. Nuk doja ta lëndoja, ta vrisja, as që e kisha menduar ndonjëherë. Ishte një moment. Më hipi gjaku në tru”, është shprehur 56-vjeçari.

Gjithcka ndodhi rreth orës 18:30, kur bashkëshorti ka kërkuar që t’i shërbehet darka, por nuk ka pasur asgjë të gatuar në atë orë.

Kaq është dashur që në shtëpi të nisë sherri dhe të dy kanë fajësuar njëritjetrin për mungesë përgjegjshmërie në familje. 56-vjeçari e ka goditur fillimisht me një shuplakë dhe ka nisur ta fyejë. Pas disa minutash debat, në një çast burri ka marrë një litar që gjendej në korridor dhe e ka lidhur gruan për fyti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY