Një gjarpër ndëshkon pushuesit në Malin e Robit

Një gjarpër ndëshkon pushuesit në Malin e Robit

124
0
Shares

Ne foto, gjarperi i gjetur ne kabine

Një pjesë e zonës së Malit të Robit në Kavajë ka mbetur pa energji elektrike dhe shkak për këtë është një gjarpër në një kabinë elektrike.

Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë. Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.

Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra. Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën. Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY