Isa Sakja flet për herë të parë: Prandaj fituam ne Kavajë

Isa Sakja flet për herë të parë: Prandaj fituam ne Kavajë

84
0
Shares

Kreu i ri i Bashkisë së Kavajës që largoi nga posti emrin e përfolur Elvis Rroshi ka treguar sot se pse ai ia doli të fitonte në në këtë bashki ndërkohë që partia që përfaqësonte pësoi një humbje masive në të gjithë vendin.

Duke folur në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa ai tha se për PD në krye të bashkisë votuan edhe socialistë. Kavaja ishte ndarë në dy pjesë, një pjesë që sponsorizohej nga bashkia e majtë dhe një pjesë që vuante izolimin. Sipas tij Kavaja ishte gati të pastronte emrin e vet nga hija që i kishte dhënë kryetari i mëparshëm i bashkisë.

Sakja falenderoj FRPD e Kavajës e cila kishte bërë mjaft fushatë sqaruese në lidhje me votimin e posacëm në këtë qytet, ndryshe nga sa është shprehur një deputet i ri i PD-së.

Sakja e ka vënë theksin te bashkimi i të gjithë demokratëve për të arritur një fitore në këtë bashki për PD, edhe pse sic tha ai PS kishte blerë shumë vota dhe gjithë stafi i bashkisë së vjetër ishte përfshirë në fushatën e PS, përfshirë edhe mjetet e bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY