Tiranë, i vënë eksploziv një lokali, dëmtohet dhe dyqani pranë

Tiranë, i vënë eksploziv një lokali, dëmtohet dhe dyqani pranë

44
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Medar Shtylla”.
Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur eksploziv, pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali, në pronësi të shtetasit I. D., e cila ka shpërthyer.
Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY