DETAJE/ Hedhja e 19-vjeçares, çifti kishte preçedentë penalë, ja përse

DETAJE/ Hedhja e 19-vjeçares, çifti kishte preçedentë penalë, ja përse

61
0
Shares

19-vjeçarja e cila është hedhur nga kati i 8 i pallatit ku banonte, jetonte aty bashkëme të  dashurin e saj prej dy vjet e gjysmë me qera. Sipas burimeve nga policia viktima është Safete Bega, 19 vjeçe dhe është nga fshati Perondi i Beratit, ndërkohë që bashkëjetuesi i saj quhet Artur Çala, 33 vjeç dhe është nga Topoja e Fierit. Burimet pohuan se çifti ishte problematik dhe me precedentë penale për vjedhje. Policia po punon për gjetjen e motivit te hedhjes nga pallati të vajzës së re, nëse ajo është hedhur vetë apo e kanë shtyrë për tu hedhur. Deri më tani është mësuar se në momentin kur ajo është hedhur nga pallati, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY